Prioritetet e këshillave lokal në komunën e Rahovecit për vitin 2022

Projekti:“Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë”

 

Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, nëkuadër të projektit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” kambajtur takime me kryetarët e këshillave lokal në gjashtë (6) komuna ku kyprojekt shtrihet: Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë.

Qëllimi i këtyre takimeve me kryetarët e këshillave lokalishte radhitja e prioriteteve, tri (3) deri në pesë (5) me të rëndësishmeve përlokalitetin e tyre, në mënyrë që komunat në investimet e tyre kapitale dheplanifikimet buxhetore për vitin 2023 t’i përfshijnë këto prioritete dukendikuar në përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës dhe mirëqeniene banorëve dhe rritur transparencën e investimet me përfshirjen e drejtpërdrejtëtë qytetarëve.

Duhet theksuar se në takimin me kryetarët e këshillavelokal nuk kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët, pavarësisht ftesave të dërguarame kohë dhe mundësisë së ofruar që prioritetet e tyre t’i adresojnë tek ne edheme shkrim.

Prioritetet e dala nga takimi me kryetarët e këshillavelokal në komunën e Rahovecit janë si më poshtë:

 

Prioritete këshillave lokal të dala nga pjesëmarrësit në takim

Këshilli lokal Qytet Lagja “Halil Hamza

1.     Asfaltimii rrugës me një gjatësi prej 1 kilometri dhe gjerësi prej 4 metrash

2.     Ndërrimii gypave të kanalizimit duke vendosur gypa më të gjerë

3.     Mirëmbajtjae terreneve sportive në lagje dhe shkollë dhe këndeve të lodrave.

 

Lagja II “Mustafë Cena”

1.     Rregullimii varrezave të 38 martirëve të luftës dhe dëshmorëve

2.     Ndërtimii sistemit të kanalizimit në ndërtesat kolektive diku 300 metra - Rruga “XhevatElshani”

3.     Ndërtimii një objekti inovativ dhe shkollës së muzikës përballë policisë.

 

Xërxë

1.     Ndërtimii një shkolle të re, pasi shkolla e vjetër nuk plotëson kushtet për numër nxënësve

2.     Sigurimiapo përcaktimi i lokacionit të ri për varreza së paku 2 hektarë

3.     Rregullimii rrugës dalëse “Rrustem Kryeziu” mbi 400 metra nga rruga kryesore deri tekDrini dhe të bëhet rrugë publike

4.     Rregullimii shtratit të Përroit diku 300 metra gjatësi pasi çdo vit ka humbje të tokës punuesedhe rrezikon shtëpitë e “Lagjes së Epërme”

5.     Riparimii sistemit të kanalizimit për ujëra të zeza në “Lagjen e Epërme”, pasi që rrjetiekzistues nuk është funksional dhe ka një gjatësi prej diku 2 kilometrash.

 

Fortesë

1.     Zgjerimidhe thellimi i shtratit të Përroit prej hyrjes deri në dalje të fshatit diku 2kilometra

2.     Rregullimii rrugës “Kodra e Trimave” me gjatësi diku 600 metra

3.     Përfshirjanë rrjetin e kanalizimit të “Lagjes së Gashve” dhe lagjes tjetër.

 

Hoçë e Vogël

1.     Ndërtimii rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në Lagjen “Hoti” ku janë mbi 20 shtëpie të cilat ende nuk janë të kyçura në rrjetin e kanalizimit

2.     Riparimii rrjetit të kanalizimit me një gjatësi prej 1 kilometri

3.     Largimii mbeturinave të ngurta në rrugën “Zona Operative e Pashtrikut”

4.     Mirëmbajtjae terrenit sportiv tek “Bregu”

5.     Rregullimii rrugëve fushore - saktësisht dy rrugë: “Luan Krasniqi” dhe rruga e“Parakatunit”

6.     Kubëzimii 10 rrugicave të fshatit që kanë një gjatësi prej 900 metrash.

 

Dejë

1.     Riparimii kanalizimit i ujërave të zeza në tërë fshatin

2.     Hapjadhe betonimi i kanaleve për ujerat atmosferike nga hyrja e fshatit deri tekDrini.

 

Pataqan i Epërm

1.     Ndërtimii kanalizimit për dy lagjet apo rrugën njëra në “Saki Bellaqa” dhe tjetra “Istikamete UÇK-së” me një gjatësi prej diku 1.5 kilometrash

2.     Kubëzimii dy rrugëve në lagjet “Sakipi” dhe “Rruga e Bajraktarit” me një gjatësi prej300 metrash

3.     Ndriçimii fshatit pasi rrezikohet jeta e banorëve e sidomos e fëmijëve gjatë kthimitnga shkolla në ndërrimin e pasdites

4.     Ndërtimii terrenit sportiv në shkollën “Saki Bellaqa”

5.     Ndërtimii trotuareve për këmbësorë përgjatë rrugës kryesore

6.     Rregullimidhe betonimi i shtratit të lumit i cili kalon përmes fshatit me një gjatësiprej 600-700 metrash.

 

Dobidol

1.     Rregullimii kanaleve për ujëra atmosferike me një gjatësi prej 1 kilometri që fillon ngarruga kryesore deri tek hekurudha - në të dy anët e rrugës kryesore(magjistrale)

2.     Rregullimii kanalit të kullimit prej hekurudhës deri tek Drini me një gjatësi diku 1 kilometër

3.     Riparimii rrugëve të kubëzave dhe vazhdimi i ndërtimit të trotuareve për këmbësorë

4.     Ndërtimidhe rregullimi i rrethojës së shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Rudolf Walther”

5.     Ndërtimii terrenit sportiv në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Rudolf Walther”.

 

Reti e Poshtme

1.     Renovimii shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Haki Stërmilli”

2.     Ndërtimii parkut në hyrje të fshatit dhe rrethimi i tij

3.     Rregullimii gropës septike dhe riparimi i filtrave si dhe pastrimi i saj

4.     Rregullimii rrugëve fushore në gjatësi prej 3000 metrash.

 

Guri i Kuq

1.     Ndërtimii një grope septike për ujëra të zeza zonën perëndimore të fshatit

2.     Kubëzimii rrugës së varrezave të fshatit me një gjatësi prej 400 metrash

3.     Rregullimii rrugës fushore prej varrezave deri në fshatin Çifllak me një gjatësi prej 2 kilometrash

4.     Mbjelljae 100 drurëve dekorativ përgjatë rrugës kryesore.

 

Çifllak

1.     Renovimii shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Rilindja”

2.     Kubëzimii rrugëve të fshatit me një gjatësi prej 2500 metrash

3.     Kubëzimii rrugës nga ambulanta deri të varrezat – “Rruga e UÇK-së” diku 600 metra

4.     Sanimii dëmtimit të rrugës kryesore nga prerjet që janë bërë nga operatorët dheindividët për kyçje në rrjetin e kanalizimit duke filluar nga binarët në Xërxëderi në Kramovik, diku 1 kilometër gjatësi.

 

Sapniq

1.     Rregullimii rreth rrotullimit në Fortesë, Pataqan dhe Sapniq

2.     Asfaltimii rrugës që lidh varrezat e fshatit me Pataqanin e Ulët, diku 2.5 kilometra

3.     Ndërtimii trotuarit në fshatrat Sapniq dhe Fortesë përgjatë rrugës kryesore me njëgjatësi prej 1.5 kilometrash

4.     Blerjae një trafo të rrymës.

 

Ratkoc

1.     Ndërtimii segmenteve të reja të kanalizimit në lagjen e Ashkalinjve deri tek Drini

2.     Ndërtimii segmentit të ri të kanalizimit nga vendi “Isuf Hoti” deri në Malësi e Vogël.

Koment shtesë:

Banorët e disa fshatrave kanë bërë një peticion të cilinia kanë dorëzuar KRMU “Radoniqi” për rregullimin e “Bajpasit” afër Urës së Fshajtë,i cili do të zgjidhte furnizimin e vazhdueshëm më ujë të pijshëm për banorët ekësaj zone.

 

Ky dokument ështëhartuar në kuadër të programit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse nëKosovë” i cili zbatohet nga Syri i Vizionit, Communication For SocialDevelopment, EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus që kanë lidhur aleancë për zbatimtë këtij programi i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme InternationalCenter.

 

Komuna: Rahovec, shtator 2022