Zyra

Zyra për ofrimin e ndihmës dhe këshillave të ndryshme që është hapur në kuadër të projektit “Qytetari a Aktive” është duke luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm në fuqizimin e qytetarëve por edhe të vetë organizatave joqeveritare apo shoqërisë civile që veprojnë në Regjionin e Pejës dhe më gjerë.

Stafi i zyrës ka ndihmuar organizatat e shoqërisë civile në përpilimin e raporteve financiare duke ofruar këshilla dhe punë praktike me to, si dhe ka ofruar këshilla për hartimin e projekt propozimeve dhe mundësitë për të aplikuar tek donatorët e ndryshëm.

Gjithashtu ka ndihmuar grupe të ndryshme jo formale për të përgatitur dokumentacionin e duhur dhe për t’u regjistruar si OJQ, si dhe ka ndihmuar në përpilimin e rregulloreve dhe statuteve të brendshme për OJQ-të.

Pjesë e punës së kësaj zyre janë edhe ankesat, kërkesat dhe projekt idetë qe vinë nga qytetarë të ndryshëm që t’i adresojnë në institucionet lokale dhe qendrore. Po ashtu kjo zyrë është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe grupeve të ndryshme në mbarë Kosovën, edhe pse zyra është në Pejë, të gjithë qytetarët apo grupet e ndryshme joformale, OJQ-të etj, kanë mundësi të kërkojnë ndihmë dhe këshilla nga kjo zyrë edhe përmes ueb faqes www.aktivizohu.org. Pas pranimit të informacionit përmes ueb faqes stafi i kësaj zyreje do t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe grupeve tjera të interesit.


Ja disa raste të ndihmës së ofruar nga zyra ndihmëse:

 

Banorët e Lëvoshës mbështeten për të aplikuar në projekte

Banorët e fshatit Lëvoshë të Pejës janë lodhur nga hajdutët që vazhdimisht dëmtojnë shtëpitë e tyre të pabanuara në fshatin e banuar kryesisht nga serbët. Ata kanë konkuruar për një projekt për pajisjen e fshatit me kamera vëzhguese. në zyrën mbështetëse ata kanë marrë gjithë mbështetjen e duhur për plotësimin e formës së aplikimit për projektin, në mënyrë që të mund të konkurojnë tek donatorët për gjidhjen e këtij problemi.  


Ish drejtori ankohet për mënyrën e largimit nga puna

Një ish drejtor shkolle në fshatin Ozdrim të Pejës është paraqitur në zyrën mbështetëse për këshilim me ankesën se i është shkaktuar padrejtësi dhe është larguar nga puna pa respektim të procedurave. Nga Zyra ai është këshilluar për procedurat e hartimit të ankesë dhe është ndihmuar në plotësimin e saj. Ish drejtori ka bërë ankesat ndaj komunës së Pejës, ndërsa çështja është bërë e njohur edhe në media dhe është në shqyrëtim. 

 

Ndihmë për regjistrim për projektet e Komisionit Evropian

Qendra burimore për mësim dhe këshillim nga Peja kishte për të konkurruar në një projekt ndërkombëtar të financuar nga Komisioni ndërkombëtar. Por ajo nuk kishte përvojë në projekte të tilla, në kompletimin  e dokumentacionit aplikues, përfshirë edhe regjistrimin si etnitet pranë KE, që përfshin dhe kodin PIC (Participant Identification Code). Gjatë muajit janar  2015 Zyra për ofrimin  ndihmës e ka ndihmuar këtë qendër dhe ia ka lehtësuar asaj aplikimin në projektet e tyre. 

 
Nisma “Festo pa armë- kurse jetë”


Qytetarët e Pejës kanë protestuar kundër përdorimit të armëve dhe të shtënave gjatë festimeve të Vitit të ri në Kosovë. Familjarët kanë mbajtur fotografitë e  Shpresa Kastrati-Fetahaj, e cila vdiq nga një plumb qorr gjatë festimeve të vitit 2014. Ata janë paraqitur në zyra te Syri i vizionit, për të kërkuar ndihmë dhe janë mbështetur në këtë protestë që ka mobilizuar qindra qytetarë të Pejës dhe ka ndikuar në zvogëlimin e përdorimit të armëve.

 

Organizata boshnjake OAZA ngrit kapacitet në financa falë ndihmës së Zyrës ndihmëse

Organizatat joqeveritare vazhdimisht kanë nevojë për ngritje të kapaciteteve për menaxhmentin e tyre, pasi me implementimin e projekteve apo aktiviteteve disa OJQ kanë vështirësi në përgatitja e raporteve financiare dhe formave  të raportimit, pasi shumë herë me gjithë entuziazmin dhe punën vullnetare nuk i kanë kapacitetet e duhura për këtë. Organizata joqeveritare boshnjake OAZA është një organizatë tjetër e cila ka kërkuar nga zyra ndihmëse që të ndihmojë stafin e saj në përgatitje të raportit financiar. Stafi i zyrës ndihmëse në kuadër të financierëve të organizatës Syri i Vizionit, ka ndihmuar përmes punës praktike shërbimin e financave të organizatës OAZA për standardet e përgatitjes së raport financiare dhe format e raportimit. Kjo ka ndikuar në ngritjen e kapaciteteve të kësaj organizate boshnjake në fushën e financave.

Ndihmë OJQve për aplikim për fondet

Zyra ndihmëse në kuadër të projektit Qytetari Aktive ka ndihmuar OJQnë Studio Experimental e komunitetit serbe nga Gorazhdevci komuna e Pejës, në aplikimin për projekte dhe hartimin projekt propozimeve. Mungesa e njohurive dhe përvojës me donatorë më të mëdhenj që kanë procedura më të standadizuara dhe kërkesa sipas kërkesave të donatorit, ka bërë që menaxhmenti i kësaj organizate të kërkojë ndihmë nga zyra ndihmëse për aplikim në projekte sipas standardeve të aplikimit me të cilat një OJQ duhet aplikuar.
Stafi i zyrës ndihmëse ka ofruar ndihmën e nevojshme përmes ekspertëve që ka Syri i Vizionit, që të ndihmojë OJQnë Studio Experimental që të ngrisë kapacitet e stafit të saj në hartimin e projekteve dhe planifikimit financiar. Për pasojë organizata ka pasur suksese në sigurimin e fondeve. OJQje ka falënderuar zyrën ndihmëse për gatishmërinë dhe kontributin e tyre në fuqizimin e stafit të tyre.
 

Ndihmohen grupet joformale te regjistrohen si OJQ


Zyra ndihmëse në kuadër të projektit Qytetari Aktive vazhdon të ndihmojë akterë të ndryshëm që kanë nevojë për këshilla konsulta, kërkesa, hartimin e statuteve për tu regjistruar si OJQ-e dhe regjistrimin  si të tilla. Zyra ka ndihmuar grupin joformal nga Prishtina që kanë pasur për qëllimin avokimin dhe përfshirjen e qytetarëve në hartimin dhe monitorimin e ligjeve në nivel qendror. Këtij grupi joformal i është ofruar ndihma në hartimin e statutit dhe dokumentacioneve tjera për tu regjistruar si OJQ-e, dhe kështu tashmë ky grup joformal është regjistruar si Organizatë Joqeveritare “BIA” dhe vazhdon të realizojë misionin e saj për avokim dhe pjesëmarrje të qytetarëve në legjislacion në nivel qendror.


Gazetarët e rinj ndihmohen për regjistrim si OJQ-së


Iniciativa "Euro Peja" përbehet nga një grup i të rinjve që kanë për qëllim zhvillimin e gazetarisë dhe të afrimin e konceptit të gazetarisë tek të rinjtë që duan ta ushtrojnë këtë profesion. Ata kanë kërkuar nga zyra ndihmëse të ndihmohen në përpilimin e statutit dhe rregulloreve tjera të brendshme për t’u shndërruar në një OJQ. Stafi i zyrës ndihmëse dhe Syri i Vizionit nga përvoja në shoqërinë civile dhe media, kanë ndihmuar këtë grup joformal të të rinjve në përpilimin e statutit dhe rregulloreve të brendshme për t’u regjistruar. Kjo iniciative e të rinjve pejanë “Euro Peja” vazhdon aktivitetet e saj në zhvillimin e gazetarisë më të rinj, ku përveç punës më të rinj tashmë ka edhe ueb faqen saj ku publikon informacione të ndryshme nga rajoni dhe nga Kosova. Po ashtu kohe pas kohe kjo OJQ-e konsultohet me stafin e zyrës ndihmëse për mundësit e aplikimit me ndonjë projekt tek donatorët e ndryshëm.

Ndihmohet grupi joformale për zhvillimin turizmit në organizimin dhe strukturimin saj si OJQ-e


Qytetarët aktivë në fushat e ndryshme çdo ditë e më shumë i drejtohen Zyrës ndihmëse për t’i ndihmuar për të realizuar qëllimin e tyre. Duke parë nevojën e një organizimi si një institucion i pavarur dhe joqeveritar dhe mungesës së informacioneve për një organizim të tillë  një grupi joformal dhe mjaft aktiv që ka për qëllim zhvillimin e turizmit në Rrafshin e Dukagjinit, është adresuar për ndihmë tek zyra, ku ka gjetur  ndihmëse në përpilimin e dokumentacioneve të ndryshme (statutin, rregulloret e brendshme, etj) për t’u regjistruar si OJQ. Tashmë ky grup joformal ka arritur të kompletojë të gjitha dokumentacionet falë ndihmës së Zyrës ndihmëse dhe ka aplikuar në Ministrinë e Administratës Publike për të marr statusin e OJQ-së me emrin “Porta perëndimore”. Po ashtu kjo iniciativë po ndihmohet edhe në përpilimin e projekteve me të cilat do aplikojnë në zhvillimin e turizmit në Dukagjin e me gjerë, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të saj.


Ndihmë në përpilim të kërkesave

 

Zyra ndihmëse deri më tani ka ndihmuar qytetarë të shumtë në hartimin dhe adresimin e kërkesave në institucionet gjegjëse, mbi katër kërkesa të tilla janë bërë me kryetarin e fshatit Bogë të Rugovës në Pejë. Kërkesat kanë pasur të bëjnë me rehabilitimin dhe rregullimin e rrugëve të fshatit, kanalizimin e ujërave të zeza, ujësjellësit, etj. Ato janë parashtruar nga kryetari i fshatit Bogë në formë zyrtare  Komunës së Pejës, gjegjësit drejtorive përgjegjëse. Në të njëjtën kohë është punuar me kryetarin e fshatit për të ngritur kapacitet e në shkrimin e kërkesave, ankesave apo projekt ideve dhe mënyrat e qasjes ndaj institucioneve.