Për qytetarinë aktive

Qytetaria aktive nuk është angazhim për dikë tjetër, por është thjeshtnjë angazhim për vet ne, për secilin nga ne, ashtu siç është edheangazhim për autoritetet, biznesin, organizatat, komunitetin.
Është mënyra se si ne angazhohemi me njëri tjetrin dhe krijojmë sëbashku një sistem vlerash të përbashkëta për një shoqëri më të mirë.

Aktivizimi qytetar i referohet kapacitetit që kanë qytetarët dhekomunitetet që vullnetarisht të punojnë së bashku ose direkt ose përmespërfaqësuesve të zgjedhur, për të ushtruar pushtet në funksion tëarritjes së qëllimeve të përbashkëta.

Një pjesë e mirë e shpikjeve të kohës së sotme, në të kaluarën janëkrijuar me nismat nga grupet e vullnetarëve që janë ose grupe tëkomunitetit, ose grupe të profiluara si sindikatat partitë politike,grupet fetare, OJQ-të dhe në përgjithësi grupet komunitare.
në pjesën më të madhe, reformës sociale që gëzojmë ne sot, u promovua nga grupet vullnetare.

Në kohët e sotme, për shkak të ndryshimeve të ndryshme në shoqëri,qeveritë kanë njohur rëndësinë e lëvizjes vullnetare dhe janë tëshqetësuara për tërheqjen e dukshme që bën pjesëmarrja aktive.

Ajo që sot pranohet është se natyra e vullnetarizmit po ndryshon.Aktivizimi qytetar nuk është refuzim dhe as mungesë e besimit nëinstitucione, por vjen edhe nga ideja se individët dhe grupet mund tëndihen se  nuk janë dëgjuar sa duhet në lidhje me ndryshimet që ndikojnënë komunitet.