Takim me kryetarë të këshillave lokalë për prioritetet e qytetarëve

Pejë, 09 mars - Është mbajtur takimi me kryetarët e këshillave lokalë “Listimi i prioriteteve të qytetarëve për këtë vite”, takimi ky i mbajtur në kuadër të projektit për fuqizimin e Qytetarisë Aktive në Kosovë.
Në këtë takim është diskutuar me kryetarët e këshillave lokale se sa janë përfshirë prioritete apo nevojat e tyre nga komuna ne vitin e kaluar dhe se cilat janë prioritete e qytetarëve për ketë vit.
Sipas kryetarëve të këshillave, investime në komunën e tyre nuk ndahen në mënyre të barabarte, në disa vende investohet më shumë dhe në disa vende më pak ose hiç. Investimet komunale nuk janë shumë në harmoni me përqindjen e tatimpaguesve dhe kontributin që ata bëjnë në buxhetin komunal.
Takimi është organizuar në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, që ka për qëllim zhvillimin e qytetarisë aktive në Kosovë, i cili është duke u realizuar tash e sa vite në rajonin e Pejës dhe Prizrenit nga OJQ “Syri i Vizionit” mbështetur nga organizata  Olof Palme International Center.