Me nxënësit dhe këshillat e shkollave për parandalimin e dhunës në shkolla fillore

Trajnohen nxënësit dhe këshillat e shkollave për parandalimin e dhunës në shkolla fillore

Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur gjashtë trajnime për  parandalimin e dhunës  në shkolla, më temën “Dhunën dhe format e saj”, pjesë e të cilave ishin nxënësit dhe këshillat e shkollave fillore “Xhemail Kada” në Pejë,  “Zekeria Rexha”në Gjakovë, “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj, “Bedri Gjina” dhe Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë. 
Qëllimi i këtyre  trajnimeve është krijimi i një ambienti më të sigurta për fëmijët, të cilët vijojnë mësimin në këto shkolla, duke ndihmuar ata në ngritjen e vetëdijes mbi dhunën dhe format e saj si dhe parandalimin e kësaj dukurie në këto shkolla.
Këto trajnime janë pjesë e programit “Together 4 children rigts- Child protection and Child Right Governance”, që është duke u implementuar nga Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, mbështetur nga Save the Children International dhe SIDA.  Projekti  ka për qëllim të ndihmojë fëmijët, shkollat dhe organizatat e ndryshme në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe të ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve.
Projekti implementohet në nëntë shkolla në pesë komuna: shkollat fillore “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Mustafa Bakia” dhe “Zekeria Rexha”në Gjakovë,  “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj, “Bedri Gjina” dhe Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë dhe shkolla fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, në periudhën nga maji deri në dhjetor 2013.