Këshillat lokale trajnohen se si duhet hartuar projektpropozime
Pejë, 30 nëntor Organizata jo qeveritare Syri i Vizionit në kuadër të programit Qytetaria Aktive, ka realizuar trajnimin me temën shkrimi i projektpropozimeve, me kryetarët e këshillave lokalë në Komunën e Pejës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte qe tu japim informata shtesë dhe materiale për shkrimin e projekt propozimeve dhe për mënyrën e identifikimit të problematikave dhe donatorëve me qëllim të përmirësimit të jetës së tyre në vendin ku jetojnë.
Gjatë trajnimit janë diskutuar shumë çështje, se si mund të iniciohen problemet e tyre dhe të shndërrohen në projekte me mundësi aplikimi tek donatoret e ndryshëm.
Projekti Qytetaria aktive zhvillon edhe aktivitete tjera me përfaqësuesit e këshillave lokale dhe akterët tjerë që janë pjese e programit, të cilin e realizon organizata Syri I Vizionit në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit me mbështetjen nga Olaf Palme Internacional Center dhe SIDA.