Femrat nga zonat rurale diskutojnë aktivizimin në proceset e vendimmarrjes

08 Qershor 2013 – Syri i Vizionit është duke vazhduar fuqizimin e grave dhe ngritjen e nivelit të gruas në proceset e vendimmarrjes. Për këtë është realizuar një takim me grupin e grave të bashkësisë lokale të Zllakuqanit, ku janë mbledhur një numër i madh i përfaqësuesve të femrave në të cilat përfaqësojnë zërin e gruas.

Në takim me përfaqësueset e femrave të fshatrave është diskutuar rreth rolit dhe aktivizimit të grave në proceset e vendimmarrjes dhe zhvillimit të rolit të tyre në jetën publike dhe private. Qëllimi i këtij takimi ka qenë vendosja e prioriteteve të grupeve të grave dhe femrës në këto zona dhe mundësia e adresimit të problematikave të këtyre grave në institucionet përkatëse dhe tek donatorët e ndryshëm.Implementimin e programit Qytetaria Aktive, ato e kanë parë si një instrument shumë të fuqishëm për adresimin e problemeve dhe avokimit sa më të mirë për çështje të caktuara të grupit të grave.

Projekti “Qytetaria Aktive” do të vazhdojë punën në mbështetjen dhe në fuqizimin e gruas në proceset e vendimmarrjes.