Trajnim mbi strehimin familjar në Rahovec

Rahovec, 24 tetor – U mbajt trajnimi i radhës me temën “Strehimi Familjar” në kuadër të iniciativës që ka për qëllim fuqizimin dhe vetëdijesimin për rëndësinë e strehimit familja, që implementohet nga gratë asamblistë dhe grupet jo formale të grave në komunën e Rahovecit dhe mbështet financiarisht nga organizata joqeveritare Syri i Vizionit në kuadër të programit Qytetaria Aktive.

Janë realizuar trajnime me grupet e grave jo formale në fshatrat Krushë e Madhe, Ratkoc dhe Rahovec duke promovuar vlerat e barazisë në shoqëri. Poashtu gjatë trajnimeve janë njoftuar me rendësinë dhe procedurat e strehimit familjar, janë diskutuar mundësit se si mund të behet një strehim familjar dhe kush mund të jetë familje strehuese.

Gjithashtu janë shtypur broshura me informata për strehimin familjar dhe hapat të cilët duhet të ndërmerren për ta marrë nën strehimin familjar një fëmijë të braktisur nga prindërit, apo fëmijë pa mbrojtje për arsye të ndryshme.

Ky projekte ka për qellim vetëdijesimin e grave për rendësinë e strehimit familjar dhe promovimin e barazisë në shoqëri, projekte ky i dal nga vet grat asamblistë të komunës së Rahovecit, që mbështet nga OJQ Syri i Vizionit, në kuadër të programit “Qytetaria Aktive” mbështetur financiarisht nga Olaf Palme Internacional Center dhe SIDA.