Përvoja të ndryshme në zgjidhjen e problemeve në Pejë, Deçan e Rahovec
Gjakovë, 3 dhjetor Kryetarët e këshillave lokale nga komunat e Rahovecit, Deçanit dhe Pejës kanë realizuar një takimin në të cilin kanë bërë shkëmbimin e përvojave të mira mes tyre, në një aktivtet të organizuar nga OJQ Syri i Vizionit në kuadër të programit Qytetaria Aktive.
Qëllimi i takimit ishte që kryetaret e këshillave lokal të zgjedhur këtë vite për herë të parë në formën zyrtare, të shkëmbejnë përvojat e tyre të mira që kanë arritur për zgjidhjen e probleme me të cilat ata ballafaqohen, format se si ata kanë arritur ti realizojnë ato iniciativa, apo edhe vështirësitë në të cilat kanë hasur si kryetarë të këshillave lokal.
Projekti Qytetari Aktive i cili realizohet nga organizata jo qeveritare Syri i Vizionit zhvillon edhe aktivitete tjera me kryetaret e këshillave lokalë dhe akterët tjerë që janë pjese e programit, i cili mbështet financiarisht nga Olaf Palme Internacional Center dhe SIDA