Mbahet trajnimi për avokim me përfaqësuesit e fshatrave të bashkësisë lokale Raushiq
Mbahet trajnimi për avokim me përfaqësuesit e fshatrave të bashkësisë lokale Raushiq
06 Qershor- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit në kuadër të projektit Qytetaria Aktive ka realizuar trajnimin me temën e avokimit për përfaqësuesit e fshatrave të bashkësisë lokale të Raushiqit.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte fuqizimi i kryetarëve të fshatrave dhe gjetja e formave dhe mekanizmave adekuate për avokim, me qëllim të prezantimit dhe adresimin të problematikave tek akterët përkatëse duke përfshi institucionet lokale, qendrore si dhe donatorë të ndryshëm.
Projekti Qytetaria Aktive ka për qëllim fuqizimin e qytetarëve dhe identifikimin e mekanizmave për avokim dhe ngritje të rolit të qytetarit në vendimmarrje. OJQ Syri i Vizionit tash e dy vite është duke punuar në disa komuna të Kosovës, mbështetur nga organizata suedeze Olof Palme Center International dhe SIDA.