Kryetarët e ri të këshillave lokale trajnohen për avokimin
Deçan, 10 nëntor OJQ Syri i Vizionit në kuadër të projektit Qytetaria Aktive, ka realizuar trajnimin me temën e avokimit, me përfaqësuesit e sapozgjedhur të këshillave lokalë në Komunën e Deçanit.
Qëllimi i këtij trajnimit ishte që tu jepen informata shtesë për avokim dhe për mënyrën e inicimit të problematikave apo shqetësimeve, drejt zgjedhjeve që ata kanë si përfaqësues të këshillave lokalë të ri, të sapo zgjedhur sipas rregullores në komunën e Deçanit.
Gjatë trajnimit gjithashtu janë diskutuar shumë çështje, se si mund të iniciohen problemet që ata i kanë si psh: uji i pijes, kanalizimi, trotuaret në afërsi të shkollave dhe turizmi si një mundësi e zhvillimit.
Projekti Qytetari Aktive zhvillon edhe aktivitete tjera me përfaqësuesit e këshillave lokalë dhe akterët tjerë që janë pjesë e programit, të cilin e realizon organizata Syri i Vizionit në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit me mbështetje nga Olaf Palme Internacional Center dhe SIDA.