Angazhim i gjerë i femrave dhe nxitje e qytetarëve aktivë në proceset e vendimmarrjes
Pejë, 18 dhjetor- Projekti i Qytetarisë aktive që implemeton organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, ka mbyllur aktivitetet e një viti me një aktivitet përmbyllës në të cilit pjesëmarrës aktivë, nga komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec kanë përmbyllur arritjet e një projekti që zhvillohet prej katër vjetësh në këtë rajon.
Përfaqësuesit e zyrave për barazi gjinore në komunat ku është implementuar projekti si dhe gratë asambleiste të po këtyre komunave, kanë kërkuar mënyrat e bashkëpunimit në të ardhmen me qëllimin të angazhimit sa më të gjerë të femrave dhe nxitjen e qytetarëve aktivw në proceset e vendimmarrjes. Ky ishte një takim falënderues për punën e përbashkët, në të cilin është shpërndarë edhe raporti i punës së përbashkët katër vjeçare në kuadër të projektit mbi zhvillimin e Qytetarisë aktive në Kosovë.
Programi i Qytetarisë Aktive, të cilin është duke e implementuar tash e disa vite nga OJQ Syri i Vizionit zhvillohet me mbështetje nga Olof Palme International Center dhe SIDA.