Kompletohen takimet rajonale për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 2008/08

Ferizaj, 29 maj - Takimi i shtatë rajonal me radhë dhe ifundit lidhur me “Projekt-Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin eUdhëzimit Administrativ Nr. 2008/08 për organizimin, funksionimin dhebashkëpunimin e komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane” në kuadërtë projektit “Qytetaria Aktive” është mbajtur në Ferizaj.

Këto takime janë organizuar me qëllim të plotësimit dhendryshimit të këtij Udhëzimi Administrativ. MAPL në bashkëpunim me OJQ-në Syrii Vizionit dhe Projektin LEGA/USAID kanë mbajtur takime të përbashkëta me kryesuestë Kuvendeve Komunale, drejtorë të drejtorive të administratës së komunave, drejtorëtë drejtorive për financa, organizata të shoqërisë civile dhe kryetarë tëfshatrave, vendbanimeve e lagjeve urbane në rajonet e komunave - Prishtinë,Mitrovicë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Pejë e Ferizaj.

Gjatë shumë viteve të punës së saj me kryetarët e këshillavelokal dhe institucionet lokale, Syri i Vizionit ka identifikuar vështirësitëdhe nevojat për plotësimin apo ndryshimin e këtij Udhëzimi Administrativ, me qëllimtë lehtësimit të punës së komunave në zgjedhjen dhe funksionalizimin e këshillavelokal. Mu për këtë, SiV ka iniciuar dhe adresuar çështjen e plotësimit apondryshimit të tij në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Në këtë tëfundit, SiV ka hasur në gatishmëri dhe bashkëpunim për përmirësimin einfrastrukturës ligjore dhe lehtësimin e punës së komunave në krijimin emekanizmave apo trupave për përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrësedhe përfaqësimin e tyre në institucionet lokale.

MAPL ka themeluar grupin punues për hartimin e Projekt-UdhëzimitAdministrativ për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunave mefshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane me përbërje të përfaqësuesve nga kjoMinistri, ajo e Financave, Asociacionit të Komunave të Kosovës, shoqërisëcivile me anëtarë nga Syri i Vizionit dhe Projektit LEGA/USAID. Pas hartimit tëprojekt udhëzimit është vlerësuar e rëndësishme që kjo të diskutohet edhe nënivelet lokale me qëllim të marrjes së rekomandimeve edhe nga komunat, duke imarrë për bazë edhe praktikat e tyre në zbatimin e këtij UdhëzimiAdministrativ.

Gjatë realizimit të shtatë takimeve rajonale pjesëmarrësite kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë nismë dhe kanë kontribuar me përvojëne praktikën e tyre.

MAPL dhe grupi punues i këtij Udhëzimi Administrativ kanëpremtuar që të gjitha rekomandimet e dala nga takimet rajonale do të trajtohen meseriozitet dhe do të përfshihen në UA me qëllim që ky dokument të jetë sa mepraktik, i zbatueshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha komunat e Kosovës.  

Këto takime janë mbajtur në kuadër të programit\"Qytetaria Aktive\", i cili zbatohet nga Syri i Vizionit me mbështetjefinanciare nga Olof Palme International Center dhe SIDA.