Pjesëmarrja e grave në proceset vendimmarrëse


Rëndësia e pjesëmarrjes së grave në proceset vendimmarrëse

Klinë, tetor 2017- Gjatë këtij muaji është implementuar iniciativa “Rëndësia e pjesëmarrjes së grave në proceset vendimmarrëse” nga grupi jo formal i grave, gratë asambleiste, ato aktive në komunitete dhe organizatat partnere të grave OJQ “ZANA” në Klinë, e mundësuar nga organizata jo qeveritare “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”.
Qëllimi i kësaj iniciative ishte sensibilizimi, vetëdijesimi dhe aktivizimi i grave në proceset vendimmarrëse dhe rëndësia e pjesëmarrjes së tyre.
Ideja për realizimin e iniciativës ka dalë nga vet grupet e grave, të cilat edhe kanë realizuar aktivitet të ndryshme ne kuadër të saj.
Tryeza me gra të ftuara nga partitë politike dhe grupe të grave nga zona urbane e Klinës, për të diskutuar mbi rendësin  e pjesëmarrjes së grave ne proceset vendimmarrëse.
Takime me grupet e grave në pese lokalitete: Grabanicë, Sverkë, Zllakuqan, Gllarevë dhe Drenoc me kandidatet femra në listat e partive politike për asamble komunale, për t’u njoftuar për se afërmi me nevojat e tyre dhe mundësinë e përfaqësimit të tyre në institucione, ato të cilat do të jenë asamblistë në mandatin e ardhëm.  
Gjithashtu për të arritur qëllimin e fushatës për promovimin dhe sensibilizimin e grave për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrese, është mbajtur radio debat në radion lokale të komunës se Klinës, me pjesëmarrëse gra nga partitë politike për rëndësinë e pjesëmarrjes së gruas në proceset vendimmarrëse si dhe janë shtypur broshure me informatat e nevojshme për pjesëmarrjen e gruas në proceset vendimmarrëse, aktivizimin dhe rolin e saj në shoqëri, dhe informata nga Ligji për barazi gjinore.
Projekti “Qytetaria Aktive” ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve dhe është duke u realizuar tash e pesë vjet nga organizata “Syri i Vizionit” mbështetur financiarisht nga Olof Palme Internacional Center dhe SIDA.